Urgjenca shëndetësore ka shndërruar, gjithashtu, edhe botën e bukurisë dhe sidomos zakonet e blerjes, me tregtinë elektronike, që, vetëm në gjysmën e parë 2020, në sektorin e kozmetikës, regjistroi një rritje prej 38,8%, me një vlerë shitjesh prej 670 milionë eurosh.

Ky normalitet i ri do të vazhdojë të konsolidohet në vitin 2021 dhe do të çojë jo vetëm në lindjen e tendencave dhe zakoneve të reja, por edhe drejt një blerjeje më të ndërgjegjshme dhe më të synuar, ku do të mbizotërojë cilësia dhe veçantia e individit, e lehtësuar pikërisht nga dixhitalizimi dhe mundësitë e tij të pafundme.

Pra do të kemi lëvizim drejt personalizimit, por edhe drejt vëmendjes më të madhe për produktet rezistente ndaj maskave, me prirje bukurinë e pastër dhe trendet rurale, që përqendrohen në minimalizëm.

Ja se cilat do të jenë trendet e bukurisë 2021

“Më pak” do të thotë “më shumë dhe bukuri e pastër”

Në vitin 2020, midis bllokimeve dhe maskave, konsumatorët ndryshuan zakonet, duke u përqëndruar në cilësinë e produkteve të zgjedhura sesa te sasia.

Për këtë arsye, 2021 do t’i kushtohet bukurisë së pastër, së qëndrueshme dhe më të ndërgjegjshme, duke respektuar personin dhe planetin.

Personalizimi

Vëmendja më e madhe ndaj produkteve të blera shoqërohet nga një kërkim i vazhdueshëm për një “përvojë bukurie” reale të përshtatur posaçërisht për individin.

Në këtë këndvështrim, do të ketë, gjithashtu, një rritje të produkteve pa gjini, të cilat shpesh mungojnë në kanalet tradicionale të shitjeve.

Qasja holistike ndaj bukurisë

Në vitet e fundit, në shoqërinë tonë është shfaqur një ide që do të forcohet më tej në 2021, me bashkëpunimin e periudhës së veçantë që po përjetojmë: bukuria gjithashtu dhe mbi të gjitha fillon nga brenda.

Pra, në 2021, do të ketë një rritje në treg të produkteve që përmbajnë përbërës aktivë natyrorë qetësues dhe ato që promovojnë bukurinë “nga brenda”.

Produkte rezistente ndaj maskës

Urgjenca shëndetësore që karakterizoi vitin 2020 rriti nevojat për sa i përket bukurisë dhe përbërjes, me konsumatorët që po favorizojnë produktet kushtuar syve, për një pamje të patëmetë: një trend që do të vazhdojë edhe në 2021.

Bukuria sipas Koresë, Skandinavisë dhe Japonisë

Në muajt e fundit, njerëzit kanë bërë më pak makijazh, duke i kushtuar më shumë kohë dhe më shumë vëmendje kujdesit për lëkurën. Këto zakone të reja janë shoqëruar nga modelet e reja ndërkombëtare dhe do të jenë protagonistët e vërtetë të stileve të vitit 2021.

Nga njëra anë, bukuria koreane, plot risi në kujdesin e lëkurës.

Nga ana tjetër, ndikimet nga Skandinavia dhe Japonia, të cilat përqendrohen në pamje më minimale dhe më të pastra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: