LIBAN-Pesë çekët dhe shoferi i tyre libanez janë zhdukur në Liban ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë.

Mediat libaneze raportuan se automjeti i tyre u gjet i braktisur të premten pranë Kefraje , një destinacion turistik në Libanin lindore.

Pasaportat, paratë dhe aparatët fotografikë janë gjetur në veturë ndërsa forcat e sigurisë kanë filluar hetimin, transmeton Reuters.

Një burim ushtarak ka thënë se ka frikë se cekët janë vrarë përgjatë luginës Beka.

” Ne jemi duke hetuar nëpër hotele dhe në vendet tjera në atë territor”, thotë burimi për median amerikane.

Vrasje dhe rrëmbime ndodhin shpesh në Liban pas luftës qytetare që ka zgjatur nga viti 1975 deri në vitin 1990 ku janë rrëmbyer rreth 100 të huaj kryesisht amerikanë dhe ata nga Evropa.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: