Avokati i njohur, Spartak Ngjela, i ftuar përmes një lidhjeje direkte me rubrikën “Opinion”“News 24”, komentoi punën e deritanishme të institucioneve të drejtësisë së re.

Ai tha se puna e bërë deri më tani është pozitive, por avokati, tha se pritshmëritë e tij janë që në “sitën” e institucioneve të reja të dala nga Reforma në Drejtësi të vendosen politikanët.

Ai gjithashtu, tregoi se goditje do të ketë, ndërsa parashikoi se do të vijnë fillimisht nga Partia Socialiste, duke qenë se ata janë në pushtet. Sa i takon ish-kryeministrit Sali Berisha, Ngjela tha se nuk duhet të jetë në Parlament, pasi neni 2 i ligjit të dekriminalizmit e ndalon hyrjen në “tempullin e ligjeve” të personave që janë shpallur non-grata nga SHBA.

Spartak Ngjela: Brenda 5 vitesh nuk është bërë pak, janë 400 gjyqtarë të korruptuar që janë pushuar. Është ngritur SPAK që është gjë e rëndësishme. Është duke hyrë në funksionin Byroja Kombëtare e Hetimit. Mendoj që Reforma në Drejtësi e ka përfunduar misionin e saj primar, tanimë vjen me misionin sekondar, që nuk lidhet me reformën, por me gjykatat. A do të fillojë vetingu ndaj politikanëve të lartë? Këtë po presim. Reforma në Drejtësi i ka lindur institucionet e reja. Unë mendoj që reforma anti-korrupsion është hapi i dytë.

Çfarë prisni të ndodhë në vijim. Ju thoni që s’është bërë pak. Por çfarë prisni të ndodhë në vazhdim?

Spartak Ngjela: Unë pres të zbatohet Kushtetuta e re. Nëse e lexoni dhe ligjet, të gjithë politikanët që kanë qenë në pushtet duhet të kalojnë në kontroll penal. Kalimi në kontroll veitngu me padi penale. Mendoni se ka ndershmëri? Këta kanë ardhur me këpucë Gjirokastre dhe kanë bërë pallate. Këta pse janë të shqetësuar? Politika amerikane ka deklaruar që SPAK e drejtojmë ne. Nëse ka prova t’u merret pasuria. E shikoni varfërinë aktuale? Është provë e korrupsionit shtetëror. Nëse s’do të ishte ky korrupsion galopant, në pak vite Shqipëria do të kishte nivelin e Zvicrës. Është marramendëse shuma shërbimet që po na ndihmojnë. Që të konfiskohen ato duhet vendim gjyqësor, a do të fillojnë? S’e di.

Kim tha që askush s’duhet të jetë mbi ligjin dhe është koha që drejtësia të veprojë? A nxit kjo drejtësinë të funksionojë?

Spartak Ngjela: Kemi një aspekt më të fortë. Sekretari Blinken ka thënë që Reforma në Drejtësi dhe Prokurorinë e Posaçme e drejtojmë ne. Thanë do të bëjnë kryengritje? Pse s’e bënë? A thanë Berisha do të bëjmë kryengritje? Pse s’e bënë? Sepse erdhën forcat amerikane një ditë pas zgjedhjeve. Trupat erdhën dhe ndaluan kryengritjen. Të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet. A ka prova që Shqipëria të krijojë drejtësinë nëpërmjet ligjit? Shqipëria është një shtet me 100 vite padrejtësi. Nuk e bënim dot vetë drejtësinë, kemi hyrë në NATO, po pretendojmë të hymë në BE e po na e bëjnë ata. Ata thonë do të funksionojë ligji, sepse e dinë që s’ka funksionuar asnjëherë.

Aksionet e fundit të SPAK, tregon që po vepron ligji?

Spartak Ngjela: Natyrisht, por skemën s’e kemi ne, por ata. Majtas do të fillojë pastrimi anti-korrupsion, se ata janë në pushtet. Në rastise do të fillojë djathtas, ka shenja të këqija për anti-reformë sepse duket sikur mazhoranca po i bie opozitës. Është doktrinë e Napolon Bonapartit.

Po SHBA-të që shpallën non-grata Berishën ç’tregon?

Spartak Ngjela: Neni 2 i ligjit për dekriminalizminin s’e lejon që të futet në parlament personi që është non-grata në Parlament. A do e respektojë KQZ s’e di.

A do të jetë Berisha në Parlament në shtator?

Spartak Ngjela: Unë nuk bëj parashikimi, duhet respektuar ligji, nëse nuk respektohet fjalët e ambasadores janë kot. Këtë e thonë organet kompetente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb