DIBËR

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se po shkelet kontrata për Rrugën e Arbrit dhe se ajo që po ndodh është një krim i rëndë ekonomike.

Nga Sllova e Dibrës në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se kanë shpuar malin aty ku nuk duhej shpuar dhe e fshehin dhe në kundërshtim me kontratën Edi Rama paguan për të gjitha shpenzimet që dalin për shkak të ndërtimit në një strukturë gjeologjike të papërshtatshme.

“Çfarë ndodh me Rrugën e Arbrit? Ndërtuam 32 km, doli se në Qafën e Murrizit nuk mund të shpohej tuneli ku ishte parashikuar sepse kompania daneze gjeti se aty dilte rërë e ujë në mes të malit. Edi Rama e anuloi atë dhe mori kompani. Tani kanë shpuar malin aty ku nuk duhej shpuar dhe e fshehin dhe në kundërshtim me kontratën. Unë i them Gjokës dhe cilitdo se ajo që ndodh është një krim i rëndë ekonomik sepse është e firmosur në kontratë, e marr në përgjegjësinë time çdo shpenzim që del në rast se unë bie në struktura gjeologjike të papërshtatshme, ia paguan tani Edi Rama një për një të gjitha. E kam nga punonjësit e ministrisë dhe hajde dije se kur përfundon. Pra, përfundojnë rrugën duke pesëfishuar çmimin. Në BE një shkollë ndërtohet me 600 mijë euro, maksimumi 700 mijë. Veliaj ndërton shkollë në Tiranë me 3 mln euro. Sepse do vjedhin. Ne kemi rezerva të jashtëzakonshme, potenciale të jashtëzakonshme dhe ju garantoj ju se një gjeneratë të rinjsh do të aktivizohet me gjithë potencialin tonë për të ndezur motorët e ekonomisë shqiptare dhe Shqipëria do të ecë me një shpejtësi shumë të madhe”, tha Berisha i cili më tej ftoi çdo dibran në një besëlidhje për Skavicën.
“Ju përmend burimet. Shqipëria ka burime dhjetëra herë më të fuqishmet sesa diga e Skavicës. Ne kemi fushat e erës më të mirat e Ballkanit për prodhimet energjetike. Karaburuni, Bulqiza, Puka, janë të studiuara me atlas këto për çdo gjë.
I kërkoj kompanisë të rishqyrtojë kontratën me Edi Ramën. Është kontakt antikombëtare, antishqiptare dhe atë kontratë Dibra dhe PD s’mund ta pranojnë kurrë”, theksoi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb