NGA ZONJA VJOLLCA*

600 gr. Peshk (në kubik
500 gr. Kungull të njomë (në feta)
1 kokërr qepë (në kubik)
2 thelpi hudhër (të grirë hollë)
250 ml. Domate pure
Majdanoz
½ lëng limoni

Fileton e peshkut e lajmë dhe presim në kubik. Copat e peshkut i marinojmë me pak kripë dhe piper, si dhe lëng limoni. Lahen kunguj mirë dhe i presim në feta. Paralelisht në një tigan vendosim pak vaj dhe skuqim kungujt. Ndërsa në një tigan tjetër kaurdisim pak qepë me hudhër të grirë imët, derisa ajo të bëhet transparente. Shtojmë purenë e domates, e lëmë të ziejë për 5 minuta dhe më pas shtojmë aty kungujt. E lëmë të ziejnë së bashku me domaten dhe 5 minuta të tjera duke shtuar në fund copat e peshkut. I lëmë të mbuluara me kapak dhe 5 minuta të tjera dhe pasi i hedhim pak kripë dhe piper e servirim me majdanoz.  Këtë pjatë e shërbejmë të shoqëruar me oriz apo me patate.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: