Nga: ZONJA KATERINA

1 kg peshk
3-4 speca djegës
1 lç turmerik
1 lç piper të kuq
2 filxhanë oriz
4 filxhanë ujë/lëng perimesh
Vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Grijmë specat në rende me kripë dhe pak vaj ulliri. Në një enë vendosim peshkun e pastruar dhe të prerë në fetëza 1.5 cm. Hedhim specin e grirë, turmerikun, piperin e kuq, kripë, piper të zi dhe vaj ulliri. E përziejmë mirë që peshku të marinohet nga të gjitha anët. Në një tenxhere të madhe me ujë të vluar me kripë dhe 2 lugë vaj ulliri hedhim orizin. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë orizin të ziejë për 10 minuta. Vendosim më pas peshkun e marinuar në një tavë të vogël sa hapja e tenxheres, e mbulojmë tavën me letër celefon ose me një pjatë dhe e vendosim mbi orizin. E mbulojmë më pas tenxheren me kapak dhe e lemë gatimin për 10 minuta në zjarr dhe më pas e kemi gati për ta servirur.

(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb