Nga: ZONJA VJOLLCA*

600 gr peshk

2 lugë gjelle lëng limoni

1 finok

300 gr qiqra

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri

400 gr domate të grira

300 ml lëng perimesh

150 ml verë të bardhë

2 lugë gjelle kaperi

2 lugë gjelle majdanoz

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq

Fillimisht marinojmë peshkun me lëng limoni. Në një tigan të thellë (ose tenxhere) nxehim vajin duke shtuar dhe kaurdisur qepën me hudhrat për 2 minuta, më pas shtojmë finokun e prerë në shirita dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera, duke shtuar më pas domatet e prera në kubikë. Sapo domatet të fillojnë të ziejnë i shuajmë me verë të bardhë dhe lëng perimesh. E rregullojmë gatimin me kripë, piper të zi dhe piper të kuq, vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë mesatare të ziejë për 20 minuta. Në fund shtojmë copat e peshkut, qiqrat e ziera, kaperin dhe majdanozin e grirë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: