VLORE– Një peshkarexhë ka gjetur mbetjet e një skafi mes Karaburunit dhe Sazanit në Vlorë.

Mësohet se mbetjet e skafit kanë rënë rrjetat e peshkatarëve gjatë ditës së djeshme të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë kufitare.

Pas këqyrjes së mbetjeve të skafit, policia kufitare konstatoi se mjeti kishte të dhëna italiane, ndërsa dyshohet se i përket një shtetasi italian që rrezikoi të mbytej para disa ditësh.

Policia shqiptare ka marrë kontakt edhe me homologet italianë të Guardia di Finanzes të cilët kanë konfirmuar se behet fjalë për një mjet italian.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: