Pas kërkimeve intensive për 5 ditë më radhë, është gjendur trupi i peshkatarit Gëzim Seitllari. Mësohet se trupi i pajetë i 53-vjeçarit u gjet në breg të liqenit të Pogradecit. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se trupi u nxorr nga dallgët e forta.

Ndërkohë, polumbarët nuk mundën që të vijonin kërkimet sot për shkak të temperaturave të ulëta. Që prej datës 31 dhjetor Gëzim Seitllari rezultonte i humbur në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Si rezultat i motit të keq data 3 dhe 4 janar nuk bëri të mundur kërkimin e trupit pasi për polumbarët ishte e papërballueshme zhytja në liqen. Kanë qenë pikërisht familjarët ata që dëshpërimisht dolën në këto ujëra me varkat e tyre në bregun e liqenit, ndërsa trupi i tij u gjet sot.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb