TAJLANDE- Një çift kanë qenë duke fotografuar zogj me fotoaparatin e tyre në Tajlandë, por nuk e dinin se sa i rrezikshëm ishte vendi ku qëndronin ata.

Çifti, duke tentuar të ndihmojnë njëri-tjetrin, mbetën të dy të bllokuar në baltë, e që do të ishte shumë e rrezikshme nëse rritej niveli i detit apo të bëhej natë, shkruan koha.net.

Ndërsa një peshkatar, me të parë turistët, ka ndalur barkën e tij, dhe ka ecur drejt tyre, e që siç shihet në video, është shumë më i vetëdijshëm se çfarë vendi ishte ai.

Ai së pari largoi kamerat e tyre, pastaj i ndihmoi ata duke u shtritë në tokë e duke lejuar që ata të shkelnin mbi të, që të mos fundosnin më.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: