TIRANA
Një peshkatar ka humbur jetën në Picallë të Tiranës. 57-vjeçari K.D, ka vdekur pasi peshkonte me rrymë elektrike.
Ai ra në kontakt me elektricitetin dhe nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në orën 17:10.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacione paraprake.
Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç.
(BalkanWeb)