Një video ku tregohet se si një prift arrin të nxjerrë nga trupi i një 22-vjeçareje djallin që e kishte pushtuar po bën xhiron e botës.

Vajza e identifikuar si Laura i nënshtrohet ekzorcizmit të një Peshkopi argjentinas. Në video tregohet se si priftërinjtë e krishterë, arrijnë të nxjerrin të keqen nga trupi i 22-vjeçares. Ajo është e ulur në tokë dhe para saj, peshkopi argjentinas Manuel Acuna, bashkë me disa ndjekës të tij, “urdhëron” djallin të dalë jashtë trupit të vajzës. Ajo lëviz në mënyrë të pavetëdijshme dhe vihet re se djersitet dhe një pjesë e fytyrës i zverdhet, në krahasim me pjesët e tjera, gjatë ritit të “daljes së djallit nga trupi”.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb