Italia, kampionët në fuqi, u vendosën në Grupin C së bashku me Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën. Short interesant pasi azzurrët peshkojnë në këtë mënyrë përfaqësuesen e “tre luanëve” me të cilët kanë një kujtim të bukur pasi u shpallën kampion brenda në Wembley duke thyen ekipin e Southgate. Në këtë grup gjejnë edhe Maqedoninë e Veriut, rival që i eliminoi në Botëror. Roberto Mancini ishte i sigurt se shorti do i përballte me Anglinë ose Francën:

“Isha i sigurt që do të përballeshim me një ndërmjet Anglisë dhe Francës, por mirë edhe kështu. Ky është një grup me 5 ekipe dhe asnjë ndeshje nuk është e lehtë, të gjithë ndeshjet duhen luajtur. Maqedonia e Veriut? Është një ndeshje që ndodh ndonjë herë, siç ndodhi në Palermo, nuk ka asnjë ndeshje të lehtë”, u shpreh Mancini
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: