Na ndan edhe pak nga dueli i madh i boksit mes Florian Markut dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez, e vlefshme për titullin botëror WBC Silver. Një interesim i madh i tifozëve, të cilët ishin të pranishëm edhe në sheshin Skënderbej kur dy boksierët kryen peshimin zyrtar.

Marku u shfaq me shall të kuq të lidhur në kokë dhe duket optimist për duelin e mbrëmjes së 25 gushtit. Nuk pati asnjë replikë, shtyrje apo incident gjatë momentit “face to face”. Të dy boksierët respektuan rregullat, duke ia lënë ringut duelin mes tyre.

Marku 1

Sfida mes tyre parashikohet të nisë rreth orës 20:00 në stadiumin “Air Albania” të enjten e 25 gushtit. Parashikohen të jenë rreth 20 mijë vetë për të përkrahur boksierin shqiptar, që në karrierën e tij ka fituar 11 duele, barazuar një, pa asnjë humbje, kundrejt meksikanit që ka 24 ndeshje në total, 21 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb