Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se Shqipëria po kalon pesimizmin më të madh ekonomik në këto 30 vite për shkak të krizës nga koronavirusi dhe mungesës së ndihmës nga qeveria.

Tabaku thotë se janë lënë jasht ndihmës 90% e familjeve dhe bizneseve shqiptare dhe se qeveria ka ndarë vetëm 10 milionë euro dy paketat si dhe 10 mijë pako ushqimore.

Më tej Tabaku shprehet se qeveria lë 120 milionë euro 12 koncesioneve që duhet të anulohen teksa prek vetëm koncesionet që nuk kanë pagesa të drejtpërdrejta apo korruptive.

”Ne kemi ngritur shqetësimin se të dyja paketat janë të pamjaftueshme. FMN sapo publikoi raportin javor dhe Shqipëria jep mbështetje vetëm 0.38% të PBB.
Sot janë paguar deri më pak se 10 milionë euro nga paketa e parë dhe e dyta dhe deri në 10 mijë pako ushqimore.
Ka dy realitete, një propaganda e qeverisë dhe madje dëgjoja edhe Ahmetajn që flise për shifra bombastike. Mbështetja e qeverisë është e pamjaftueshme dhe diskriminuese.
Shqetësimet që kemi ngritur vazhdojnë edhe sot. Jo për të bërë dishepujt, por është ajo që kemi thënë janë lënë jashtë ndihmës 90% e familjeve dhe bizneseve.
Madje bizneset kanë dhe taksat dhe ka pasur dhe rritje të tarifave vendore. Kur kanë kaluar 2 muaj nga kriza qytetarët nuk presin më nga qeveria që ka qenë amatoreske.
Kishim propozuar një shtyrje të tatimeve, pezullim të tarifave vendore, uljen e taksave dhe një mbështetje të drejtpërdrejtë pra mbështetje buxhetore për biznesin, për të punësuarit, turizmin etj.
Kanë marrë 0 ndihmë sektorët më të prekur. Kemi prezantuar edhe një paketë për fasonin pasi ka specifikë të veçantë. Nuk ka para qytetari, biznesi, nga ana tjetër po ulen pagat. Po krijohet një pesizimizëm në ekonomi që ka ndodhur në këto 30 vite.
Kishim menduar dhe për një fazë të tretë për bizneset që do të zgjasnin më shumë mbylljen.
Janë 12 koncesione që marrin 120 milionë euro teksa u shkurtuan disa koncesione që paguheshin kot. Inceneratori i Fierit ka 3 vite që merr kot para dhe nuk është vënë asnjë tub.
Qeveria prek koncesionet që nuk kishin pagesa, apo të dukshme korruptive pra që nuk kishin aktivitet. Dhe lë të paprekura ato që duhet të pezulloheshin menjëherë. Këto vazhdojnë si në ditë normale.
Qeveria kishte dështuar me ekonominë që më parë. Mbylleshin masivisht bizneset prej korrupsionit, represionit administratit, taksat. Ka qenë mënyrë e tyre qeverisëse për të bërë presion ndaj bizneseve të ndershme.
është qeveri e majtë dhe si kurrë më parë u rrit numri i të varfërve. U rrit numri i atyre që u përjashtuan nga ndihma ekonomike, 70 mijë familje. Kemi bërë propozimet tona por është e pashmangshme si po reagon ekonomia. Këtu mund të marrim vetëm një vendim, të injektojmë kapitalin, të ulim shpenzimet korruptive. Të jemi të paktën në të njëjtat nivele me Kosovën.
Do të ridimensionohet të gjithë faktorët dhe elementët që kanë ndikuar tek ekonomia. Kemi bërë analizën për këto sektorë dhe sot më shumë se kurrë mbështetet ideja se taksa e sheshtë e shpëton Shqipërinë.”; -tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb