Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mbrëmjen e të dielës, ku mbeti i plagosur lojtari i njohur, Arbër Mone. Klubi i tij, Elbasani ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa shkruan se gjendja e Mone është e stabilizuar dhe mjekët raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën.
“Mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Fier, Arbër Mone ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mone ndodhet nën kujdesin e mjekëve tek Spitali i Traumës në Tiranë. Momentalisht gjendja e tij është e stabilizuar dhe mjekët raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Lutjet tona shkojnë për të dhe familjarët”, shkruante klubi i AF Elbasanit.
