Ylli i Danimarkës, Christian Eriksen, ka folur sërish për gjendjen e tij shëndetësore. Rrëfimin e tij, e ka bërë publike agjenti i lojtarit, Martin Schoots.

Sipas agjentit, Eriksen ka thënë që është mirë dhe se mezi pret të kuptojë çfarë ka ndodhur.

“Faleminderit të gjithëve, nuk dorëzohem. Ndihem mirë, mezi pres të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë”, mësohet t’i ketë thënë agjentit Chris.

Kujtojmë që para dy ditësh, Eriksen pësoi arrest kardiak në fushën e lojës, ku si pasojë ra në fushën e lojës pa ndjenja. Nga ai moment tronditi të gjithë botën e
futbollit, por jo vetëm, pasi lojtari rrezikoi të humbiste jetën.

Sakaq, mjekët që janë kujdesur për të kaluarën për Eriksen, kanë thënë se lojtari nuk ka paraqitur asnjë problem shëndetësor, e kanë shtuar se 29-vjeçari do i nënshtrohet ekzaminimeve të thelluara për të përcaktuar të saktë atë që ndodhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: