Një 45-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Lushnjes pasi teksa drejtonte motomjetin e tij ka humbur ekuilibrin e mjetit dhe për pasojë është rrëzuar duke humbur jetën.

Raportohet se shtetasi me iniciale P. K. ka humbur ekuilibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë,  shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit  për shkak të një arresti kardiak.

Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: