Mike Maignan u dëmtua në Champions League në ndeshjen ndaj Liverpool, duke shqetësuar jo pak stafin e Milanit. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, prezenca e portierit në fushë në derbin ndaj Interit mbetet në dyshim të fortë.
Situata do të vlerësohet ditë pas dite, me trajnerin Fonseca që po pret të mësojë se nëse do e ketë apo jo “gardianin” në dispozicion. 29-vjeçari është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2020, periudhë në të cilën vinte nga Lille.
Milan renditet në vendin e 10-të. Në 4 ndeshjet e para, ekipi nga Milano ka marrë 5 pikë.
(J.S/BalkanWeb)