Victor Osimhen i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në mollëzën e majtë pas goditjes së fortë që mori në fytyrë gjatë sfidës me Inter. Koha e rikuperimit parashikohej të ishte rreth një muaj por pas ndërhyrjes lajmet që vijnë nuk janë aspak pozitive. Sipas njoftimit të klubit, Osimhen pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 90 ditë, kohë e nevojshme kjo për tu rikuperuar plotësisht. Osimhen është mirë, lexohet ndër të tjera, ndërsa gjendja e tij do të monitorohet në vazhdimësi.

Osimhen
Osimhen

Kjo lajm trondit jo pak drejtuesit e Napolit pasi i duhet të bëjnë llogaritë pa sulmuesin e tyre kryesor deri më 20 shkurt. Me shqetësim po ndjekim situatën e Osimhen edhe në radhët e përfaqësueses nigeriane pasi në këtë mënyrë sulmuesi mund të humbas Kupën e Afrikës e cila do të zhvillohet nga data 9 janar deri më 6 shkurt. E vetmja mënyrë për të reduktuar kohën e tij të rikthimit është maska mbrojtëse në fytyre, por ky është një opsion që do të shqyrtohet në një moment të dytë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: