Barazimi 3-3 kundër Parmës nuk i rrezikon aspak vendin e parë Juventusit, por gjithsesi është një sinjal alarmi për “Zonjën e Vjetër”. Këtë e konfirmojnë ecuria dhe shifrat në dy ndeshjet e fundit, përfshirë edhe atë në mesjavë kundër Atalantës, të humbur me rezultatin e thellë 3-0. Në dy sfida skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri ka pësuar gjashtë gola dhe ka shënuar tre të tillë, një statistikë pasive që kampionët e Serisë A nuk e kishin regjistruar prej shumë vitesh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat italiane e gjejnë shkakun te mbrojtja, e cila “fut ujë” pa titullarët e saj Bonuçi e Kielini të dëmtuar. Duke qëndruar në këtë fakt dhe duke parë nga e ardhmja, të përditëshmet përtej Adriatikut i bien sirenave të alarmit sidomos për sfidën e ardhshme kundër Atletikos së Madridit në Champions.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb