Është shtruar me urgjencë në spitalin Amerikan avokati i njohur, Maks Haxhia.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se avokati Haxhia ka pësuar një hemorragji cerebrale, ndaj dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Maks Haxhia është një emër i njohur, pasi ka mbrojtur shumë personazhe “VIP”.

Mes tyre janë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe Arbër Çekaj, “bosi” i 613 kg kokainë, sasisë më të madhe të futur në Portin e Durrësit.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb