Sir Alex Ferguson, ish-trajneri i Manchester United dhe njëkohësisht një ikonë e futbollit, është shtruar dje me urgjencë në spital.

Sipas raportimeve nga Anglia ai është prekur nga një hemorragji në tru. Sot 76-vjeçari i është nënshtruar një operacioni dhe thuhet se ka shkuar shumë mirë. Manchester United sqaron se për të tani do të vijë një periudhë e kujdesit intensiv, për të cilën ka nevojë për t’u shëruar.

Familja e trajnerit të madh ka kërkuar privatësi në këtë çështje.

Kujtojmë që vetëm 1 javë më parë Ferguson ishte i pranishëm në “Old Traford”, në ndeshjen që Manchester United luajti kundër Arsenal. Në këtë takim skocezi kishte përgatitur edhe një dhuratë për Wenger, në shenjë nderimi për punën e tij pasi francezi do të largohet nga ‘topçinjtë’ në fund të këtij sezoni, pas 22 vitesh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb