Ka ndërruar jetë papritur, në mjediset e zyrës së vet, regjistruesi i ZRPP Sarandë, 44 – vjeçari, Armand Hysi. Ka qenë ora 15:10 e së martës, kur dy punonjës të tij hynë në zyrë dhe e gjetën atë në gjendje tepër kritike. Menjëherë e kanë marrë dhe e kanë transportuar për në spitalin e qytetit.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës, 44-vjeçari ka qenë i pajetë kur ka shkuar në spital, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë një infarkt kardiak i menjëhershëm. Njëra prej punonjësve të tij kujton se është ankuar për dhimbje të kraharorit rreth 1 orë para se të ndodhte humbja e jetës, ndërkohë që ka thënë “do të jetë ndonjë dhimbje nga spondliatroza”.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të jetë ajo që do të përcaktojë saktë shkakun e humbjen e parakohshme të jetës së Armand Hysit. Armand Hysi, një djalë i shkathët dhe me reputacion në qytet, që prej tetorit të 2018 deri mesditën e së martës 26 shkurt 2019 drejtoi me devotshmëri ZRPP e Sarandës, duke pasur motiv vetëm shërbimin me korrektesë ndaj qytetarëve. Gjatë periudhës si regjistrues në ZRPP e Sarandës ndryshimet ishin të dukshme, nuk kishte radhë pritjeje ndërsa qytetarët merrnin përgjigje në më të shumtën e rasteve brenda ditës, kjo mënyrë pune e tij kishte krijuar respekt nga qytetarët ndërsa nuk hezitonin të shpreheshin “I ka ardhur hipotekës së Sarandës drejtuesi i duhur”.

“Jam këtu për t’i shërbyer qytetarëve. Nuk kam nevojë për lekë” dhe kjo thënie e tij ishte reale, pasi Armand Hysi ishte edhe pronar i Hotel “Brilanti” në Sarandë. Përveç regjistrues i ZRPP, 44 – vjeçari Armand Hysi, punonte edhe si pedagog në fakultetin ekonomik në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, ndërkohë që ishte anëtar i Këshillit Bashkiak, si edhe në strukturat drejtuese të PS të Sarandës. Ishte i martuar dhe prind shembullor i dy fëmijëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb