Numri i shtrimeve të rasteve me koronavirus ka pësuar rritje në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Në një raportim live për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se në 24 orët e fundit në këtë spital janë paraqitur 14 raste urgjencash. Aktualisht në këtë spital, janë duke marrë trajtim mjekësor 156 të shtruar. Ndërkohë në spitalin COVID 1 dhe 3 janë të shtuar 124 pacientë.

Gazetari Skëndaj ka siguruar dhe një intervistë me përgjegjësen e vaksinimit, Erida Nelaj. Kjo e fundit tha se deri më tani janë vaksinuar 630 staf mjekësor i vijës së parë, ndërsa doza e dytë nis më 2 shkurt.

Si jemi me vaksinimin për COVID-in?
Janë vaksinuar 630 staf mjekësor i vijës së parë. Po vazhdon vaksinimi. Ende nuk ka filluar bërja e dozave të dyta. Në 2 shkurt nisim.

I keni ju dozat e vaksinave?
Flakonët janë 6 dozash. Vaksinimi ka ecur shumë mirë, S’kemi pasur humbje të asnjë doze. Arrijmë maksimumin e dozave dhe presim të reja sipas kontratave të realizuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: