Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, është shprehur se sulmi ndaj selisë së PD, shënoi fundin e ish-kryeministrit Sali Berisha në politikë.

Me anë të një shkrimi në rrjete sociale, Pampuri shkruan se kanë pësuar zhgënjim të madh nga një njeri që besuan e votuan, i cili për interesa personale është gati të shkatërrojë PD dhe ta bëjë atë parti “non grata”.

“Dje ishte dita me e trishtë për cdo demokrat e demokrate qe punuan, kontribuan dhe votuan për 30 vite Partinë Demokratike. Ditë në të cilën pësuam zhgënjimin më të madh nga njeriu tek i cili besuam dhe votuam, i cili dje tregoi se nuk mendon aspak për PD, për mundin e demokratëve, por për intersa të tij është gati të shkatërrojë PD, të vendosë demokratët në sulm ndaj njëri-tjetrit, dhe të bëjë të gjithë partinë non-grata.
Jam e bindur që asnjë qytetar të ndershëm të këtij vendi nuk mund t’i përfaqësonin pamje të tilla si ato të djeshmet, të sulmit mbi selinë e PD, ndaj dje ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Edhe ju që sot ende nuk e keni kuptuar, jam e bindur që në një të nesërme koha do t’ju qartësojë gjithcka”, shkruan Pampuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb