Pete Davidson, 28 vjeç dhe Emily Ratajkowski, 31, thuhet se janë në lidhje.

“Pete dhe Emily flasin prej disa muajsh tani,” tha një burim për Us Weekly të hënën, duke shtuar se ata janë “në fazat e hershme, por të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”.

Burimi ka shpjeguar se të dy janë njohur përmes miqve të përbashkët.

“Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo”, vazhdoi burimi i brendshëm.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë pasi u panë “të kapur dore per dore” në një takim në Brooklyn të shtunën mbrëma, sipas një informacioni anonim në llogarinë e thashethemeve në Instagram @DeuxMoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: