NGA ZONJA VJOLLA*

400 gr fileto pule
1 patëllxhan
1 kokërr qepë
200 gr bizele
1 lugë gjelle salcë domate
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Trumëz
4-6 peta byreku
250 gr beshamel
80 gr djathë pice

Fillimisht presim në kubik me brinjë 1 cm patëllxhanët dhe mishin e pulës. Vendosim patëllxhanët të skuqen lehtë derisa të zverdhen pak, më pas i largojmë nga tigani duke i vendosur në një pjatë me letër kuzhine. Në po atë tigan kaurdisim mishin e pulës. Sapo mishi i pulës të fillojë të ndryshojë ngjyrë dhe të mos ketë më lagështirë shtojmë qepën të prerë në kubikë. I kaurdisim të dyja derisa mishi dhe qepa të gatuhen, më pas shtojmë salcën e domates dhe e lëmë gatimin për 45 minuta në zjarr duke e trazuar vazhdimisht. Në tre minutëshin e fundit shtojmë bizelet, patëllxhanët e skuqur, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe trumzën. E lemë gatimin të ftohet pak para se të fillojmë mbushjen. Vendosim petët për ti dhënë formë në një tas të vogël. E mbushim petën që është vendosur në tas, mbyllim anët e saj dhe e kthejmë tasin në pëllëmbën e dorës. Kështu vazhdojmë me rradhë me të gjitha petët të cilat i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. Në fund të gjitha petët e mbushura i lyejmë sipër me dy lugë gjelle beshamel. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 15 minuta. Me pas e nxjerrim nga furra, spërkasim petet e mbushura me djathë kaçkavall dhe e rivendosim përsëri tavën në furrë dhe për 10 minuta të tjera.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: