Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano, në një konferencë për mediat ka folur për dialogun Kosovës-Serbi.

Stano deklaroi se BE po përpiqet që të ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën që të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre dhe të mos ketë spekulime.

“BE-ja si ndërmjetës po përpiqet të ndihmojë të dyja palët për të arritur progres, për të ecur përpara në procesin e dialogut dhe për të përmbushur obligimet e tyre. Ne po ecim përpara, duke bërë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar të dyja palët të bëjnë përparimin e nevojshëm drejt zbatimit,” tha Stano, duke shtuar se BE nuk spekulon për çështjet  dhe se nuk ecën me pretendimet “po sikur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb