Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në “Frontline”, në News24, është deklaruar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit dhe gabimet që ka bërë opozita në proceset e mëparshme.

Në lidhje me peticionin online kundër ambasadores Yuri Kim, Mediu tha se ishte një peticion absurd dhe se duhet të kemi një distancim nga deklaratat personale e të promovohet një marrëdhënie e mirë me partnerët amerikanë.

“Presidenti i vendit në 2112 edhe 2007 nga mazhoranca u zgjodh por ishte proces i ndërtua për të arritur një konsensus, jo si tani. Duhet të arrijmë konsensus e të mos krijojmë kriza.

Ideja për ndryshimet kushtetuese e 2008 kjo ishte, që të tentojmë të arrijmë konsensus dhe mos krijohet kriza parlamentare që fut vendin në qerthull zgjedhjesh pa fund.

Tani edhe zëri i Berishës apo deputetëve të tjerë, duhet të flisnin në një gjuhë të përbashkët sepse ndryshe do të ndahej opozita.

Qëllimi i Ramës është për të pasur në krye të shteti një njeri që të jetë në shërbim të mazhorancës e jo në shërbim të popullit, shtetit dhe interesave kombëtare, por kjo nuk duhet të na frenojë”, tha ai.

Si e shihni përfshirjen e shoqërisë civile dhe qytetarëve në procesin e propozimit të emrit presidentin e vendit nëpërmjet e-maileve?

Shqipëria nuk është me republikë parlamentare. Jemi kthyer në republikë kryeministrore. Çdo gjë që thotë Rama kthehet në lëvizje politike. Duhet të ishte ndryshe por kemi një Parlament tërësisht të manipuluar. Kemi në krye një njeri që kontrolln gjithçka dhe dëshiron të kontrollojë edhe institucionin e Presidentit të Republikës.

Ndryshimet kushtetues kanë krijuar shumë vrima të zeza në balancën. Nuk është më në shërbim të qytetarëve por në shërbim të qeverisë dhe Kryeministrit.

A ka një bilanc opozita për zgjedhjet e 25 prillit?

Ka qenë një proces i manipuluar edhe nga konstatimet e OSBE-ODHIR e jo vetëm nga konstatimet e opozitës.

Problematika e opozitës ka krijuar probleme jo të vogla me partnerët tanë, dhe me ndërkombëtarët edhe me qytetarët.
Që në vitin 2017 gabimet që janë bërë me reformën territoriale që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare, për të shkuar tek reforma në drejtësi ku i dhamë të drejtën Ramës të ndryshojë Kushtetutën dhe u tërhoqëm kur duheshin votuar ligjet.

Kemi marrë mbi vete kusurin që ishim kundër reformës, ndërkohë që ia lamë në dorë Ramës e LSI-së.

Kemi marrë ngarkesa të tilla, kemi hedhur një hap sot duke mos parë kush ishte hapi i radhës. Gabim ishte djegia e mandateve dhe mos pjesëmarrja në zgjedhjet lokale.
Të gjitha këto sollën një opozitë të dobët përballë opinionit të brendshme dhe atij ndërkombëtar.

Cili është komenti juaj në lidhje me peticionin e Berishës kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, mbi ndërhyrjen e pretenduar për vendimin e gjykatës e cila ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeaj?

Peticioni nuk ka lidhje me opozitën dhe është absurd. Ambasadorja përfaqëson SHBA-të. Opozita ka nevojë të këtë një marrëdhënie të qëndrueshme me ndërkombëtarët dhe Amerikën. Duhet të rivendosim marrëdhënie të mira më ambasadën amerikane dhe SHBA-të si një partner i pazëvendësueshëm sidomos në situatën e sotme gjeopolitike.

Berisha ka qenë gjithmonë një inspirues i marrëdhënieve më të mira me SHBA që sollën rezultate me interes jetik për Shqipërinë, si anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës. Duhet të shkojmë në një marrëdhënie të qenësishme me SHBA e të lëmë mënjanë deklarata personale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: