Petri Bozo dhe bashkëshortja e tij Alda Bida kanë një histori të bukur dashurie, prej shumë vitesh ata janë kudo bashkë dhe të pandashëm.

Në studion e Olës, Petri tregoi se me Aldën janë njohur në Institutin e Arteve, “Ishte topolake e lezetshme, dhe kur vishej me rroba ushtarake ishte edhe më e lezetshme”, tha ai teksa vështronte fotografinë që u shfaq në studio.

Ata janë prindër të lumtur të një vajze dhe një djali. Ai tregoi se Egi ka mbaruar studimet për inxhinieri urbane, ndërkohë që Frenki studion për shkenca politike. Petri u shpreh se vështirësitë e rritjes së fëmijëve për shkak të angazhimeve nuk i kanë ndjerë, pasi ata kanë patur ndihmë dhe kujdesje të madhe nga mamaja e Aldës, “Ka qenë një nga mësueset më të mira të shkollës “Kosova”, tha ai.

Fotografi të ndryshme u shfaqën në studio gjatë kohës që ai ka qenë në xhirimet e “Miss Shqipërisë”, ndërkohë kujtoi që ka bërë programin e Blendi Fevziut 3 vitet e para, “E diela debat” në RTSH.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb