Edhe pse në kohë pandemie, “The Miss Globe” nuk mungoi as këtë vit. Petri Bozo ka përcjellë pak ditë më parë, 42 vajza konkurente duke e mbyllur me sukses edhe edicionin e këtij viti. Ndoshta nën masa dhe rregulla të forta, të kushtëzuar në lëvizje dhe kontakte, por me një finale gjingande që kapërceu çdo pritshmëri. Por cilat janë ndjesitë e këtij viti të procudentit? Dhe çfarë ndodhi me një “konflikt” me komunitetin LGBT, i ndodhur pas një deklarate të Bozos në një program televiziv? A ishte vërtet një konflikt? Për herë të parë, ai do ta rrëfejë vetë këtë…

–          Megjithëse në kohë pandemie, “The Miss Globe” nuk i mungoi ekranit këtë vit. Sa i vështirë ishte organizimi i këtij edicioni dhe sa i kënaqur mbetët ju si producent i tij?

“The Miss Globe”  u zhvillua vërtet në kushte të pandemisë dhe mori një vëmëndje të shtuar, jo vetëm atë të zhvillimit të një eventi bukurie, por u shndërrua në frymëzim për të mos i lënë ëndrrat e dëshirat në mes. Një mbështëtje të jashtëzakonshme për zhvillimin e këtij eventi botëror ishte Bashkia e Tiranës, që duke na krijuar kushtet optimale i dha më shumë buzëqeshje mbarë Globit që e ndoqi eventin hap pas hapi nëpërmjet rrjeteve sociale, youtub-it dhe transmetimit live në disa televizione Ballkanike dhe në RTSH. Mjafton të shihni postimet që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë pjesëmarrëset në rrjetet sociale, për eventin, Bashkinë e Tiranës dhe organizimin perfekt)
Si producent e regjisor kam qënë nën një presion vërtet të madh: për sigurinë e pjesëmarrësve, garancinë e tyre shëndetsore dhe në të njëjtën kohë për realizimin  e eventit në parametrat kontemporanë e të nivelit të lartë. Duhet thënë se ndihem me fat që asnjë nga stafi, pjesëmarrëset të ftuarit nuk u sëmur. Bashkë e harruam Covidin po edhe Covidi nuk na u afrua neve (qesh)
Jam gjithashtu, gjithnjë falenderues të gjithëve në mënyrë të vecantë, partnerët që iu bashkuan angazhimit tonë e na dhanë garancinë. Diamma Resort ishte oazi i konkurenteve, safit dhe të gjithë drejtorëve Nacinalë apo gazetarëve të huaj që ishin present…
Vizitat në qytetet si Kavaja, Pogradeci, Korça e Tirana ishin të mirëmenduara që grupi të lëvizte si një skalion në luftë me armikun e padukshëm… Nuk më ka bërë keq zbori i kohëve të dikurshme se më mësoi strategjitë në luftë me të padukshmen…që në këtë rast ishte Covidi
Më thanë se isha i marrë, (ka shumë që edhe më kanë paragjykuar), që do të impenjohesha për të realizuar një event botëror në kohë të tilla…. por marrëzia është pjesë e guximi, unë jam mësuar të mos dorëzohem lehtë, sepse kam gjithnjë përgjegjësinë ndaj publikut që ndjekin dhe duan atë çfarë unë dhe stafi im bëjmë… Nuk para më pëlqejnë kompromiset.
Jam i bindur se bashkë ia dolëm dhe po bashkë do t’ia dalim, sepse arti dhe e bukura janë ushqim për shpirtin. Sot ndihem i kënaqur, i lehtësuar se me stafin tim kemi realizuar qëllimin tonë përcjelljen e shpresës duke i thënë jo frikës.

–          Shumë vajza pjesëmarrëse nga shumë vende të botës…Duket eksperiencë e bukur mbledhja e shumë kulturave në një…
Çdo konkurente sjell në “The Miss Globe”, aromën, kulturën, shpirtin e shtetit që përfaqëson. Në mbi 78 shtete të botës zhvillohen përzgjedhje për të sjellë një përfaqësuese në “The Miss Globe”, megjithëse këtë vit vetëm 42 prej tyre mundën të marrin pjesë sepse në shumë vende nuk kishte fluturime. Të gjitha këto bukuroshe, shpalosin gjatë ditëve të qëndrimit talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit, ato bashkëbisedojnë me njëra tjetrën, me publikun duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, kanë zgjedhur me përkujdesje kostumet nacionale, veshjet e mbrëmjes që realizohen nga stilistë të njohur në shtetet që përfaqësojnë. Janë ambasadoret më të mira të kulturës dhe të traditive të vendeve të tyre. Kështu “The Miss Globe” është një arenë e shkëmbimit të kulturës, të mesazheve të forta, një promovues i mendjeve të bukura e pabarriera. Është festival i të bukurës, i njohjeve, i multikulturalizmi, i mendjeve të hapura që pranojnë në mënyrë të pakompromis gjithëkënd madje edhe ata që i shohin jo me sy të mirë kompeticionet e bukurisë
“The Miss Globe” është hapësira e paqes, dashurisë, komunikimit pa barriera dhe e të bukurave besimplota e me vetëbesim.

–          Meqë jemi në këtë pikë, nuk keni folur asnjëherë për një “konflikt” të krijuar me komunitetit LGBT një vit më parë. Një deklaratë e juaja në emisionin “Thumb” të 25 majit të 2019, me sa di pat krijuar pakënaqësi… cili ishte qëndrimi juaj?
Nuk besoj se një njeri mendje hapur si unë krijon konflikte, për më tepër që unë jam protagonist për thyerjen e tabuve e pranimit të secilit sipas vlerave dhe pa kufijtë e orientimit seksual apo gjinor.
Nëse ka patur një “konflikt” të tillë mendoj se është momenti të kërkoj ndjesë publike për keqkuptimin që është krijuar, nëse kam lënduar apo prekur dikë, nuk është natyra ime kjo, nuk do ta bëja kurrë me qëllim. Ndonjëherë fjalët marrin kontekst të gabuar edhe nga komentet.
Unë kam qënë dhe jam i hapur për t’i pranuar madje po të kthehemi në vite kam patur shumë bashkëpunëtorë që i përkasin komunitetit LGTB.
Orientimi seksual është si dashuria, emocionin e të cilës nuk e kontrollon dot thjeshtë është dhe pikë…a mund ta paragjykosh dashurinë? Kështu nuk paragjykon dot as orientimin seksual. Dhe mua as më shkon ndër mend të jem paragjykues.

–          A është kusht në përzgjedhjen e vajzave konkurente në Miss, orientimi seksual?

Të them të drejtën, as në “Miss Shqipëria” dhe as në “The Miss Globe” nuk ka në formularin që plotësojnë pjesëmarrëset, ndonjë pikë ku të kërkohet informacion për orientimin sksual. Kjo sepse nuk e shohim si një element negativ apo element shtesë. Pra orientimi sksual është personal, nuk paragjykohet absolutisht. Në botë ka mjaft kompeticione që janë ndërtuar mbi bazë të orentimit seksual, pasi janë parë e shihen si  mundësi promovuese për të hyer tabutë.
Ndoshta do ishte mjaft interesante që një prej tyre të zvillohej në Shqipëri, me mbështetjen dhe protagonizmin e plotë të LGTB; unë do të isha një nga mbështetësit e një eventi të tillë.

–          “The Miss Globe” u krye me shumë sukses. Po Kalendarin e 2021 të “Miss Shqipëria” a do ta kemi sivjet?​
Një lajm i mirë tjetër që po e ndaj me ju: Kalendari unk i “Miss Shqipëria” këtë vit do të jetë një binom mes të bukurave dhe miqve me katër këmbë. Dashuria dhe përkushtimi ndaj kafshëve shtëpiake apo atyre në ferma është mesazhi ynë për këtë fund viti. Në këto kohë të vështira kafshët kanë qenë miqtë më të afërt tanët ndaj vendosëm ta realizojmë kështu  kalendarin zyrtar të Miss Shqipërisë këtë vit. Kemi përfunduar setin fotografik me Anjeza Dyrmishin, fotografen që këtë vit ka qënë protagoniste e bashkëpunëtorja jonë fantastike. Jam i sigurtë që do të jetë një dhuratë e bukur për të gjithë ky kalendar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb