TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagoi për “Ligjin e Teatrit”, ndërsa ironizon deklaratat e bëra nga kreu i bashkisë, Erjon Veliaj.

Sipas Vasilit, BE foli qartë për Teatrin Kombëtar dhe sipas tij ky ligj tashmë ka rënë.
Ai thotë se tashmë jo vetëm ligji ka rënë, por së bashku me të, kanë rënë bashkia e Tiranës dhe qeveria e Ramës.

POSTIMI NË FACEBOOK
BE foli, Ligji i Teatrit ra!! Ngushëllime Bashkisë dhe Qeverisë!!!
Ligji i teatrit ra. Po ra fare-fare.
Sepse edhe ligj special për vetëm një firmë teë vetme siç bënë këta hajdutët e qeverisë e të bashkisë edhe garë të hapur për të gjithë firmat e interesuara siç thotë BE në letrën për teatrin kanë aq lidhje sa nata dhe dita.
Këta azganët u gafurrën si gjeli në pleh dhe tundën dynjanë që do të rrëzonin dekretin e presidentit sa të hapej parlamenti, bile bashkia në histeri e sipër tha:” duroni dhe 40 ditë”. Ndërsa tani BE na tregon që këta po vetë qeveri e bashki qenkan gati ta ndryshojnë?!
Edhe jargaviten e gënjejnë e thonë na dha të drejte BE pastaj.
Po a kanë turp, apo e kanë zanat ta hanë turpin me bukë boll që ta rrjepin teatrin dhe milionat.
Mbylleni gojën se jua shpifët të gjithëve.
Ligji i teatrit ra, të rroni vetë!!
Ngushëllime bashkisë dhe qeverisë!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb