Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka bërë një bilanc krahasues për të dalë në përfundimin se masat kufizuese të qeverisë nuk dhanë efekt, por vetëm sa rënduan situatën me pandeminë.

Vasili thekson se numri i viktimave nga COVID-19 është rritur me 85% nga dita kur opozita denoncoi fenomenin e fshehjes së shifrave të viktimave nga koronavirusi.

Po ashtu pas 11 nëntorit, dita kur qeveria vendosi masa kufizuese rastet me COVID-19 janë rritur me 67%.

Sipas Vasilit qeveria dhe kryeministri e kanë lënë në mëshirë të fatit drejtimin e pandemisë në Shqipëri.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Fakte.Masat e deshtuara, perballe rritjes kritike te vdekjeve  dhe rasteve te reja te Pandemise!

Rritja e numrit te vdekjeve eshte kritike me 85%%, eshte nje rritje shume e madhe dhe e menjehershme.

Prej dates 4 nentor deri ne 19 nentor jane shenuar 125 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.

Ndersa pas denoncimit nga Opozita te problemit te vdekjeve, qe prej dates 20 nentor deri 5 dhjetor pati 232 raste humbje vdekje.

Pra per te njejten periudhe ditesh 16 ditesh para dhe pas denoncimit te opozites rastet e vdekjeve u rriten nga 125 ne 232, pra plot 85%,  nderkohe qe mesatarja e testimeve eshte thuajse e njejta.

Si mundet qe Prokuroria te mbylle syte perpara ketij realiteti tragjik. Mosveprimi i  prokurorise e rendon shume poziten e saj perpara ligjit dhe moralisht e vë ate kunder qytetareve ???

Cfare rezultati dhane masat e marra me 11 nentor per mbylljen pas ores 22.00 dhe u rikonfirmuan te vazhdojne pa afat ??

Shifrat e vete qeverise na tregojne se ne 11 nentor kishte 507 raste te reja infektimesh reja me COVID.

Ndersa sot  kishte shifren absolutisht me te larte te gjithe ketyre 9 muajve plot 846 raste te reja!

Pra rritja e rasteve te reja te infektuara jo vetem nuk ka ulje, por perkundrazi eshte rritur me rreth 67 % ne krahasim me 11 nentorin.

Qytetaret e gjobitur shkojne afer 12 mije.

Pra masat kane pasur zero efekt ky eshte fakt i pakundershtueshem.

Qeveria dhe kryeministri kane lene ne meshire te fatit drejtimin e pandemise dhe masat e tyre nuk kane pasur asnje efekt por kane prodhuar rritje dhe rendim progresiv te situates.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb