Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, përmes një statusi në Facebook ka akuzuar qeverinë Rama se nëpërmjet koncensioneve, ka sjellë një shtetëzim komunist të kamufluar, që instalon një fashizem ekonomik të vërtetë.

Vasili kërkon që ‘fashistizimi i ekonomisë përmes koncesioneve të ndëshkohet si tradhëti kombëtare’.

STATUSI I PLOTE
Fashistizimi i ekonomise permes koncesioneve te ndeshkohet si tradheti kombetare!
Çfrenimi rilindas permes histerise se koncesioneve ka sjelle nje shtetezim komunist te kamufluar, qe instalon nje fashizem ekonomik te vertete.
Shifrat e frikshme me miliarda euro, mungesa e qarte e fizibilitetit ekonomik dhe perzgjedhja e centralizuar e klienteve oligarke, permes pushtetit rilindas te kryeministrit kane krijuar nje kurth asgjesues per ekonomine e shqiptareve.

Mosndalja e koncesioneve edhe ne kohen e pandemise eshte nje prove absolutisht e pakundershtueshme se ato jane shtylla mbajtese e fashistizimit te ekonomise, qe synon te mbaje vendin nen nje presion te vazhdueshem shumevjecar.

Duke mos perfituar asgje, as sherbime dhe as infrastrukture, koncesionet vetem kthejne shqiptaret ne skllever, qe paguajne nder vite te tera asgje me shume se xhepat e rilindase dhe te oligarkeve, per fantazma ekonomike shkaterrimtare sic jane koncesionet.

Shnderrimi i ekonomise ne nje germadhe te djegur, tymi i te ciles vazhdon per nje kohe te gjate, ky eshte projekti antishqiptar i rilindjes dhe asgjesimi ekonomik i vendit, qe sjell papunesi ekstreme, mbytje te biznesit te mesem dhe te vogel dhe shpopullimin dramatik dhe deri ne zhberjen demografike antikombetare te vendit.
Ky fashizem ekonomik synon vetem, qe banda rilindase te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve, qe japin emrin hua per ta dhe me tej te kontrolloje bisnesin dhe drejtesine permes blerjes dhe kercenimit.

Banda rilindase me kete fashizem synon gjenerimin e krizave te njepasnjeshme, ku gjithmone ata, qe perfitojne jane vetem hierarket fashiste rilindas, ndersa vendi te vuaje pa sherim nje varferi, qe thellohet pa kthim si nje semundje malinje.
Pesha e borxhit shumevjecar mbi qafen e shqiptareve, qe nuk i le ata te marrin fryme, kjo eshte strategjia e fashistizimit te ekonomise.

Kjo strategji i hap nje “autostrade” te vertete projektit te “sklleverve moderne”, qe vijne nga ane kend globit per te zevendesuar shqiptaret e larguar nga mungesa e shpreses dhe e perspektives ne atdhe.

25 prilli eshte nje aksion i detyruar te gjithe qytetareve per te shpetuar ekonomine shqiptare nga gremina pa kthim, eshte shpallje publike e betejes se popullit ndaj ketij fashizmi te ri, me te eger, me te pameshirshem dhe me te kamufluar se kurre me pare.

Çdo mjet i popullit ne betejen ndaj ketij fashizmi eshte legjitim per ta rrezuar e shkaterruar ate dhe fundi i fashizmit rilindas eshte i paracaktuar.

Detyre kombetare mbetet ndeshkimi deri ne fund i autoreve, i atyre qe jane vene ne sherbim te tyre duke dhene edhe emrat hua dhe i cdo te implikuari tjeter qe ka kontribuar ne fashistizimin e ekonomise se Shqiperise.

Largimi dhe ndeshkimi jane dy ane te pashkeputura te te njejtit proces te çlirimit te Shqiperise nga fashistet e rinj antikombetare, qe po plaçkisin vendin dhe po krijojne token e djegur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: