Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot nga Vlora se është i tronditur nga gjendja e rrugës Peshkëpi-Selenicë, duke e përshkruar si një situatë katastrofike, të pabesueshme.

Teksa akuzon qeverinë socialiste, Vasili shprehet se kjo është një politikë, e cila ka vdekur njëherë e përgjithmonë dhe triumfi i së vërtetës, i një fitoreje të jashtëzakonshme do të jetë në Vlorë, sepse kurrë nuk ka pranuar që as të tallen, as ta mashtrojnë atë, në të gjithë historinë e saj të gjatë.

DEKLARATA E PLOTË
Jam sërish në Vlorë në kuadrin e ndjekjes së të gjithë problematikave që kanë të bëjnë me shqetësimet e qytetarëve në kuadër të fushatës. Sot vërtetë jam shumë i tronditur nga ajo që kam parë në rrugën Peshkëpi-Selenicë, një situatë katastrofike, e pabesueshme. Unë i kam ndarë edhe me publikun e gjerë edhe fotot e tmerrshme që kam parë, të një zone kaq afër Vlorës dhe të izoluar. Dhe sigurisht kam bërë një pyetje që unë e bëj vazhdimisht: a ka mundësi, a kanë moral, a kanë fytyrë në Vlorë të kërkojnë vota rilindasit, duke pasur kaq afër qytetit të Vlorës këtë izolim çnjerëzor?

Por sigurisht duke parë qartësisht se kush drejton listën e Vlorës, duke parë Damian Gjiknurët dhe Afrim Qëndrot me shokë, sigurisht paturpësia nuk ka fund. Por, një gjë është shumë e qartë, në Vlorë përfundimisht ka vetëm një garë. Gara është vetëm e vetëm për kandidatët e Lëvizjes Socilaliste për Integrim. Vlora kurrë nuk është vendi që riciklon mbeturina dhe mashtrues të tillë. Unë pashë sot edhe qoshe rruge të shqyera, të cilat janë të mbuluara nga balta në Selenicë, vetëm e vetëm për të gënjyer e hedhur hi syve. Kjo është një politikë, e cila ka vdekur njëherë e përgjithmonë dhe sigurisht triumfi i së vërtetës, i një fitoreje të jashtëzakonshme do të jetë në Vlorë, sepse Vlora kurrë nuk ka pranuar që as të tallen, as ta mashtrojnë atë, në të gjithë historinë e saj të gjatë.

Por mesa duket është e qartë që të gjithë kanë vetëm një linjë. Kanë një linjë mashtrimi. Ju sot jeni njohur edhe me një regjistrim tronditës të jashtëzakonshëm, besoj më i rëndi që mund të kemi dëgjuar. Dhe në rast se do të jemi kandidatë, do t’i them kandidatit po të isha unë thotë Artan Lame, pra i referohet zgjedhjeve qartësisht se guxonte dhe të mashtronte dhe ta mohonte do t’u thosha ska gjë dhe do ta shtyja në 26, një ditë më mbrapa do t’u thosha që do legalizohen. Pra vetëm e vetëm për t’i mashtruar. Përfundimisht nga Vlora vjen vetëm një mesazh, sesi mbi 100 mijë familje në mbarë vendin, por dhe në qytetin bregdetar të Vlorës, zonë e lakmuar shumë ku janë objekte që do të prishen masivisht. Mbajnë me mashtrime e fjalë të bukura qytetarët derisa të shtyjnë ditën e zgjedhjeve e për t’iu vërsulur si çakenj më pas për të hapur terrene të reja. Për t’ua bërë oligarkëve autostradë që të majmen si jo më mirë. Dhe brenda një nate mijëra familje në Tiranë dhe në Vlorë të gdhihen në mjerim dhe mos të kenë asnjë alternativë tjetër. Mundi, gjaku, djersa e gjithë jetës do të shkarkohet nga fadromat e këtyre banditëve të cilët në ndërgjegje të plotë thonë t’i gënjejmë.

Asnjë minutë për të humbur, të gjithë në 25 prill në kutitë e votimit, goditje në zemër mashtruesve të cilët luajnë me fatin e njerëzve dhe të cilët nuk e kanë për turp që ta bëjnë një tokë të djegur Vlorën vetëm e vetëm për interesat e grabitqarëve, oligarkëve dhe hajdutëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb