TIRANË

Pas publikimit të videos nga kryeministri Edi Rama ku flasin prindërit e vajzës minorene, e cila u përdhunua nga një grup djemsh në Kavajë, kanë ardhur edhe një sërë reagimesh të tjera nga aktorët politikë në vend.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi të shkurtër në rrjetin social “Facebook” shprehet se kryeministri Rama rri vetëm me kalbësira dhe nxjerrë po gjëra të tilla nga goja e tij.  Ai mes tjerash e quan kryeministrin si “përdhunues dhe matuf”.

“Kryeminister perdhunues dhe matuf qe leh matuflleqe!! Ky ha vetem kalbesira,rri me kalbesira dhe nxjerr kalbesira nga goja!!”, shruan ai.

(N.M/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: