TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama që pak ditë më parë iu nënshtrua analizave të check up-it.

Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan se sipas vetë kryeministrit, ai mund të jetë dhe me barrë duke iu referuar çudirave që kanë dalë gjatë kësaj kohe nga analizat e check up.

“Kryeministri sipas tij mund të jetë edhe me barrë. Ky shkollëpakti e dha një kontribut mbarëbotëror në mjekësi dhe i nxori burrat me barrë.
Ky i varfri faj nuk ka se përshesh ha dhe ç’ti thonë, ato thotë. Ata legenat që e tallin ata e kanë të gjithë fajin.
Edhe kur t’i thonë, që je vetë me barrë, pa një pa dy e thotë ky. Dhe më në fund do rikthehet gëzimi në Shqipëri dhe nga viti i Skënderbeut do të kemi vitin e barrës së kryeministrit”, shkruan Vasili.

Vasili Fb
Vasili Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb