Nga: ZONJA ENEIDA

150 ml ujë
150 ml qumësht
150 ml kos
2 vezë
2 lugë të vogla pluhur pjekës
Rreth 500 gr miell
Kripë
Një dorë ullinj të prerë në feta
100 gr djathë të bardhë
1 lugë të madhe rigon

Rrahim vezët dhe shtojmë qumështin, kosin dhe ujin. Shtojmë miellin me kripën dhe pluhurin pjekës duke e trazuar derisa të bëhet një masë e trashë. Shtojmë ullinjtë, rigonin dhe djathin, i trazojmë mirë dhe i skuqim në temperaturë mesatare në vaj të bollshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb