Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2 filxhanë miell që fryhet vetë, 2 filxhanë kos, 3 kokrra vezë, 200-300 gr djathë, 1 ls pluhur pjekës, Vaj për skuqje.

Përgatitja

Në një enë trazojmë djathin e thërrmuar me kosin dhe vezët. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë tek ena duke e trazuar. Nëse kemi nevojë mund të shtojmë përveç vajit dhe pak ujë. Pasi brumi të jetë lidhur mirë e lemë të pushojë dhe më pas vendosim një tigan me vaj të ngrohet dhe skuqim petullat nga të dy anët derisa të marrin ngjyrë ari.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb