Nga: ZONJA KATERINA

500 gr miell
1 lç pluhur pjekës
1 teke raki
1 tufë nenexhik
1 gotë ujë të vakët
Pak kripë
Vaj për skuqje

Përziejmë miellin me kripën dhe pluhurin pjekës. Presim me dorë gjethet e nenexhikut dhe i shtojmë tek mielli, më pas shtojmë rakinë dhe ujin në mënyrë graduale duke e përzier derisa të bëhet një brumë petullash.

E lemë brumin të pushojë për rreth 15 minuta dhe më pas skuqim petullat në vaj jo shumë të nxehtë që të mos mbeten si qull brenda. Petullat me nenexhik mund t’i servirim me pak tarator ose kos të kulluar.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb