Nga: ZONJA KATERINA

3-4 portokalle, 2 kokrra vezë, 2 ls sheqer, 1 filxhan kos të kulluar, 1 filxhan qumësht, 2 filxhanë miell që fryhet vetë, 1 bustinë vanilje, pak kripë, kanellë, mjaltë, arra – për servirje

Përgatisim brumin duke përzier vezët me miellin, vaniljen, kosin dhe qumështin. Rregullojmë shijen me kripë dhe sheqer dhe e lemë brumin të pushojë në frigorifer për 10-15 minuta.

Qërojmë portokallet dhe i presim në feta. Vendosim fetat e portokalleve në brumë të lyhen mirë dhe më pas i vendosim në tigan të skuqen. Pasi të skuqen i vendosim në një pjatancë me letër kuzhine për të përthithur yndyrën dhe më pas i servirim pudrosur me mjaltë, kanellë dhe arra.

(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: