Gazetari i njohur Alfred Peza i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se vendimi i marrë për ish-ministrin Saimir Tahiri nuk është i besueshëm, pasi nuk është bazuar në prova.

Peza deklaroi se asnjë akuzë e rëndë që ishte në dosjen e Prokurorisë nuk është vërtetuar nga gjykata.

“Të gjitha akuzat e rënda në drejtim të Saimir Tahirit ranë. Leximi ështq që të gjitha akuzat kryesore ranë. Pra, akuzat e prokurorisë nuk ekzistojnë. Shpërdorimi i detyrës është për kanabizim. Tani gjykata ku i gjeti këto prova që gjeti këtë akuzë? Kjo nuk ishte fare në dosje.

Tahirit i është ngritur një akuzë, që nuk ishte fare në dosje. Për mua, ky vendim nuk është i besueshëm. Dënimi nuk bazohet në prova, por në perceptim. Nuk ka prova. Me këtë vendim Saimir Tahiri merr shërbim prove nuk i shënohet në dëshminë e penalitetit dhe tre vjet kjo e pengon. Gjykata rrëzoi të gjitha akuzat që ishin ngritur dhe gjykata ngriti një akuzë të re mbi asnjë provë. Penalisht Tahiri është i pastër, sepse ky lloj dënimi nuk i quhet se ka bërë ndonjë shkelje penale”, tha Peza.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: