TIRANE

“Pezull” quhet ekspozita e tetë personale e piktores dhe animatores Blerta Xhomo, e cila ne tre dekada karriere ka shëtitur me pikturat e saj në hapësira të ndryshme artëdashëse, që nga Kopenhageni, duke zbritur me pas në Itali e Greqi. Edhe pse e vlerësuar me çmim në ekpsoziten ndërkombëtare për artin bashkëkohor dhe çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Greqi, këtë ekspozite Blerta Xxomo e quan si një nga me të realizuarat, sepse flet për ndjesinë me komplekse që mbizotëron tek njeriu përgjatë jetës, ndjesia e të qenurit pezull.

Një ekspozitë shumë e veçantë e cila e sjell në një kënvështim krejtësisht të ri këtë autore, e cila para 4 vitesh është prezantuar me një tjetër ekpozitë, por që këtë herë cikli i prezantuar prej saj dallon menjëherë për ndryshimin piktorik por edhe për mënyrën se si ajo ka përcjell. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 16 janar në galerinë ‘Fab’.

Kuratori Vladimir Myrtezai e konsidron ekspoziten si një vepër të plotë në të cilën piktorja ka arritur të luajë mirë me dritën dhe levizjen. Sipas tij kjo ekspozitë sjell vërtetë një moment të vecantë të kësaj artiste që cilësohet si një prej momenteve më të mira të krijimtarisë së saj artistike. Në një intervistë për emisionin “Chic” të gazetares Fjodora Fjora në Neës 24 Blerta Xhomo tregon më shumë rreth kësaj ekspozite.

“Artisti e ka pak të vështirë në momentin që ekspozohet apo të flasë për veten. Duke ardhur rishtas nën kujdesin kuratorial të profesorit Myrtezaj unë e ndije si vlerë të shtuar. Kjo për faktin se analiza të tilla janë shumë të rëndësishme sepse vijnë pa anësi dhe kompromise, të cilat ndihmojnë artistin të zhvillohet, ndihmojnë artin të japë një koment më profesional. “Pezull” por jo për të thënë pezull, këtu jemi pezull përpara një starti, sepse qenia është gjithmonë nën trysninë e graviteteve të shumta ku përveç atij tokësorit kemi atë shpirtëror, social etj.

Ndërsa, zgjedhjen për t’i sjell këto figura njerëzore nudo, artistja e cilëson, si një zgjedhje, që të vijnë sa më në formë.

“Pikturat e mia vijnë të zhveshura për t’i veshur me forcën fizike. Kjo qënie në këto telajo mbart dhe një përkulje fizike, një trysni brenda vetes shfaq një forcë dhe vitalitet për t’i dalë jetës. Janë rreth 31 telajo të grupuara në dhjetë cikle, që formohen nga dy deri në 4 telajo, vijnë nga pak e bëhen më shumë për të bërë kuadron më të plotë. Është një cikël me shumë këmbë, në një gjendje pak të errët, ka një horizontale të dukshme”- ka thënë piktorja e njohur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: