Dënime përjetë, sektorë të mbyllur për gjithë sezonit, ndeshje pa tifozë, gjobë dhe dënime unike, FSHF reagon më në fund për dhunën e shkaktuar para derbit, për koreografitë dhe për gjithçka prodhoi sfida Tirana-Partizani. Ashtu siç pritej klubi bardheblu, si organizatorë të këtij derbi, kishin përgjegjësi të drejtë për drejtë, dënimi ishte më i rëndë por Tiranën por dhe kjo pjesë ha shumë diskutim pasi 24 herë kampionët e vendin e kalojnë gjithë këtë ngjarje të bujshme me vetëm 4 ndeshje pa tifozë:

Disipmina
Disipmina

“KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propaganduese me të cilat kryen provokime me karakter politik dhe shoqëror, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek. Për herë të parë FSHF nuk dënon në bllok, për urdhëron klubin e Tiranës të mbyll për gjithë sezonin sektorin G3 duke i ndalur hyrjen në stadium grupimit “Capital Crew”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një dënim ekzemplarë kanë marrë 8 tifozë të cilëve FSHF i ndalon hyrjen përjetësisht në të gjithë aktivitet që zhvillon FSHF, listë kjo e cila pritet të shtohet pasi Policia e Shtetit të zbardh plotësisht ngjarjen. Nga ky vendim i FSHF-ës nuk ka shpëtuar as klubi i Partizanit i cili për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb