Kundër Kastriotit, Tirana humbi më shumë se sa tre pikët. Ajo sfidë rezultoi fatale për bardheblutë pasi në momentin e tyre më të mirë e shohin vetën sërish në vorbullën e mbijetesës. Kryeqytetasit dolën të përgjysmuar nga ajo transfertë, humbën shërbimet e Mavaje e Karabecit, me dy mesfushorët që kanë plotësuar numrin e kartonëve, mbi të gjitha humbën shërbimet e Ardian Memës.

Disiplina
Disiplina

Komisioni i Disiplinës nuk e harroi teknikun kryeqytetas, futja e tij në fushë për ti kërkuar llogari gjyqtarit Sokoli i kushtoi dy ndeshje pezullim. Si të mos mjaftojnë këto, bardheblutë rrezikojnë shumë të bëjnë në sfidën kundër Laçit edhe pa shërbimet e Majkëll Ngo. Gjiganti anglez, lideri absolut i Tiranës në këto momente, braktisi seancën e fundit stërvitore. Ngo ndjen shqetësime në gjurin e operuar, lodhja në javët e fundit ka bërë që sulmuesi të mos përballojë si duhet ngarkesën në stërvitje. Në fakt Ngo ka shfaqur shqetësime edhe në javët e fundit por ka sakrifikuar në kushtet ku ishte e vetmja zgjidhje.

Gjendja e tij do të monitorohet me kujdes dhe pritet që të vendoset vetëm në momentin e fundit nëse do të jetë apo jo i pranishëm në sfidën kundër Laçit. Kurbinasit janë kundërshtari më i vështirë që mund ti rezervonte kalendari në këto momente Tiranës. Nën drejtimin e Starovës bardhezinjtë kërkojnë të rikthehen tek fitorja për tu mos larguar edhe më shumë nga zona euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: