KORÇË

Pas dy ditësh pezullim të kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë nga Pika Kufitare e Kapshticës drejt Greqisë, sot është rihapur qarkullimi i tyre.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për (BalkanWeb) se është rihapur qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë pasi Greqia e pezulloi prej prezencës së akullit dhe ngricave në rrugët e saj. Prej dy ditësh nga Pika Kufitare e Kapshticës kalonin vetëm autovetura dhe autobusë.

Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është hapur për rrugën e re Kapshticë- Kostur. Ndërkohë nuk ka patur probleme në Pikat e tjera Kufitare të Shqipërisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Kapshticë. Njoftohemi nga autoritetet policore greke, se aktualisht lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamion), të cilët kanë si destinacion rrugën e re Kapshticë-Kostur dhe më tej. Ju faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb