TIRANE

Dy ditë pas pezullimit të Rektorit, Mynyr Koni, dhe lajmit për zëvendësimin e tij 4 dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës në një deklaratë për media vlerësojnë vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në një deklaratë të përbashkët ata shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit.

“Vendimi i ministres së arsimit, ishte efiçent. Tani universiteti do të funksionojë pozitivisht. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen. Drejtimi i Universitetit të Tiranës është bërë pa zbatuar detyrat. Vështirësi nga mentaliteti i vjetër i drejtimit.”- është shprehur dekani Kule.

Kujtojmë që gjatë ditë së sotme ministrja e Arsimit Besa Shahini në vend të tij komandoi Bernard Dostin. Dosti më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb