DURRËS

Pas pezullimit të përkohshëm të lundrimit në Portin e Durrësit për shkak të motit të keq duket se situata është normalizuar.

Autoriteti Portual i Durrësit bën me dije se sot gjatë mbrëmjes do të nisen dy tragete drej Barit duke konfirmuar edhe situatën e normalizuar.

Lundrimet Durrës- Bari sipas APD do të fillojnë mbrëmjen e sotme me dy të parat, tragetin ‘’Bari’’ dhe ‘’AF Marina’’.

 

NJOFTIMI I AUTORITETIT PORTUAL TË DURRËSIT

Pas pezullimit të përkohshëm të lundrimeve për më shumë se 24 orë, për shkak të motit, situata po shkon drejt normalizimit. Lundrimet nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit do të rinisin mbrëmjen e sotme.

Konkretisht: Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari; Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari; do të nisen drejt portit të Barit (Itali) rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se tashmë situata e motit pranë portit të Barit po qetësohet. Shpejtësia e erës po bie dhe kushtet detare janë në përmirësim – nënvizohet nga Qendra e Informacionit. Tragetet “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që aktualisht ndodhen në një nga gjiret e mbrojtur detarë në veri të Barit pritet të afrohen në port sot në mesditë. Ndërkaq, në Durrës situata ka qenë e qetë. Në kalatat 4 dhe 6 të portit vazhdon përpunimi i dy anijeve me melaminë dhe me konteinerë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb