Pasi BE pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë, një reagim ka ardhur nga Moska.

Autoritetet ruse kanë paralajmëruar Bashkimin Europian për pasojat me të cilat mund të përballet Europa.

“Shkelja, anashkalimi apo tërheqja e BE-së nga marrëveshja për lehtësimin e vizave me Rusinë nuk do të mbetet pa pasoja. Ne do të vendosim vetë masat dhe ato do të jenë simetrike, asimetrike apo diçka që Bashkimi Eruopian nuk e pret”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus Alexandër Grushko.

“Jemi pajtuar për pezullim të plotë të marrëveshjes lehtësuese për viza mes BE-së dhe Rusisë”, ka thënë ai në një konferencë për media në fund të takimit dyditor me ministrat e Jashtëm të BE-së në Pragë. Ky vendim do të ndikojë në zvogëlim të numrit të vizave të reja që lëshohen nga vendet anëtare të BE-së. Procesi do të jetë më i vështirë, do të jetë më i gjatë”, tha Borell pas vendimit për pezullimin  e marrëveshjes për viza me Rusinë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb